Konsultim publik mbi draft-katalogun “Blerje automjetesh për institucionet publike”

Në kuadër të procesit të hartimit dhe standardizimit të katalogëve të prokurimit, Operatori i Blerjeve të Përqendruara zhvilloi takimin e radhës konsultues me operatorët ekonomikë që operojnë në tregun e automjeteve.

🤝 Takimi shërbeu si një hapësirë për dialog të hapur, shkëmbim mendimesh dhe diskutim mbi specifikimet teknike, me synim hartimin e një katalogu që pasqyron nevojat reale të institucioneve publike dhe mundësitë e tregut.

📋 Katalogu synon të lehtësojë identifikimin dhe përcaktimin e nevojave të autoriteteve kontraktore, duke garantuar specifikime teknike të qarta, të standardizuara dhe transparente.

Përmes konsultimeve të hapura dhe bashkëpunimit me aktorët e tregut, OBP vijon angazhimin për një sistem prokurimi publik më efikas, konkurrues dhe transparent.

🙏 Falënderojmë të gjithë operatorët ekonomikë për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre përmes komenteve dhe sugjerimeve!

#OBP

#ProkurimiPublik#KonsultimPublik#Transparencë#Standardizim#BlerjeTëPërqendruara