Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë” si dhe në zbatim të VKM-së nr. 504 datë 10.09.2025 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 531 datë 07.09.2025”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara sh.a shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Mjek per Operatorin e Blerjeve te Perqendruara sh.a.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:
Mjeku do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimit shëndetësor për punonjësit e institucionit, monitorimin e gjendjes shëndetësore, dhënien e ndihmës së parë dhe këshillave mjekësore, si dhe zbatimin e masave parandaluese për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë. Gjithashtu do të angazhohet në veprimtarinë e zhvillimit të procedurave të prokurimit për objekt prokurimi në fushën e mjeksisë, sipas nevojave dhe detyrave të përcaktuara nga institucioni.
Detyrat kryesore:
- Kryerja e vizitave mjekësore për punonjësit e institucionit.
- Ofrimi i ndihmës së parë në raste urgjente.
- Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit shëndetësor të punonjësve.
- Këshillimi i punonjësve për higjienën, shëndetin dhe parandalimin e sëmundjeve.
- Zbatimi i protokolleve shëndetësore dhe masave të sigurisë në punë.
- Bashkëpunimi me strukturat përkatëse shëndetësore në rastet kur kërkohet trajtim i specializuar.
- Merr pjesë në zhvillimin e procedurave të prokurimit të ngritura nga titullari dhe zbaton me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi;
Kritere të përgjithshme
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi.
KRITERE TE VECANTA QE DUHET TE PLOTESOJE KANDIDATI:
- Diplomë universitare në Fakulteti i Mjekësisë, Mjekësi të Përgjithshme.
- Licencë aktive dhe regjistrim në Urdhrin e Mjekut.
- Eksperiencë pune të paktën 5 vite si mjek.
- Njohuri të mira mbi mjekësinë e punës dhe kujdesin parësor.
- Aftësi për menaxhimin e situatave urgjente dhe marrjen e vendimeve të shpejta.
- Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 25.09.2025 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë):
- Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet.
- Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. ( CV )
- Fotokopje e noterizuar e diplomës.
- Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës.
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Vërtetimin e aftësisë për punë.
Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.