Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë” si dhe në zbatim të VKM-së nr. 504 datë 10.09.2025 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 531 datë 07.09.2025”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Standartizimit dhe Unifikimit në Drejtorinë e Standarteve dhe Tregëtisë.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:
Përgjegjësi i Sektorit të Standardizimit dhe Unifikimit është përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e proceseve që lidhen me standardizimin, unifikimin dhe përditësimin e specifikimeve teknike, çmimeve dhe katalogëve të mallrave, shërbimeve dhe punëve. Ky pozicion synon të garantojë që standardet dhe katalogët e miratuar të jenë të unifikuar, të përditësuar dhe të jenë në përputhje me nevojat e autoriteteve kontraktore sipas legjislacionin në fuqi.
Detyrat kryesore konsistojnë si më poshtë:
• Siguron që Shoqëria të miratojë unifikimin e specifikimeve teknike dhe të çmimeve për mallra, shërbime dhe punë, objekt prokurimi të OBP-së, për përdorim nga autoritetet kontraktore.
• Monitoron dhe koordinon punën për përditësimin e katalogëve të miratuar.
• Është përgjegjës për hartimin e strategjive dhe politikave për të siguruar që katalogët e miratuar të promovohen në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe në faqen zyrtare të OBP-së.
• Siguron që standardet të përdoren në mënyrë konsistente dhe të përmbushin nevojat e autoriteteve kontraktore.
• Është përgjegjës për menaxhimin e stafit të Sektorit të Standardizimit dhe Unifikimit, duke siguruar që të gjithë specialistët të kenë njohuritë dhe burimet e nevojshme për të kryer detyrat e tyre me sukses.
KRITERE TË PËRGJITHSHME:
• Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
• Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
• Të ketë mbaruar studimet universitare në Ekonomi, Drejtësi ose fusha të ngjashme me to.
• Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Master Profesional;
• Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në prokurime publike;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
• Përvojë në administrimin e sistemeve operative të ndryshme (p.sh. Windows, Linux, etc.).
• Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 08.10.2026 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë), këto dokumenta:
• Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet;
• Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. (CV);
• Fotokopje e noterizuar e diplomës;
• Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
• Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) ;
• Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) ;
• Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
• Vërtetimin e aftësisë për punë.
Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.