Më datë 20 maj u zhvillua një trajnim njëditor i organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit, në bashkëpunim me Delegacionin e Komisionit Evropian në Shqipëri, programin EU4Good Governance dhe Qendrën A.L.T.R.I.
📑Ky trajnim u realizua në kuadër të zbatimit të Metodologjisë së Vlerësimit të Riskut të Korrupsionit në administratën publike – një dokument i miratuar së fundmi me urdhër të Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Kjo metodologji përfaqëson qasjen e parë zyrtare dhe të standardizuar në vend për identifikimin e riskut të korrupsionit dhe ndërmarrjen e masave parandaluese në sektorin publik.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme publike, mes të cilëve edhe përfaqësuesit e OBP-së, z. Mikel Kodheli dhe z. Oltion Braho.






