Administratorja dhe stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara zhvilluan një takim pune me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me fokus në avancimin e iniciativave për prokurimin e gjelbër dhe rritjen e efikasitetit të tyre në prokurimin e përqendruar.
Gjatë takimit u prezantuan hapat e ndërmarrë nga OBP për integrimin e kritereve mjedisore në proceset e prokurimit, si dhe u diskutuan mundësitë për mbështetje teknike dhe instrumente pilotuese nga BERZH, me qëllim forcimin e zbatimit praktik, monitorimit dhe matjes së rezultateve.
OBP mbetet e angazhuar për prokurim të qëndrueshëm dhe me ndikim pozitiv në mjedis, duke bashkëpunuar me partnerë strategjikë për të sjellë zgjidhje konkrete dhe të matshme.

