🌍 Operatori i Blerjeve të Përqendruara, përfaqësuar nga Administratori dhe zyrtarë të stafit, mori pjesë në edicionin e 21-të të Nordic Public Procurement Forum, një platformë ndërkombëtare për zhvillimin profesional, shkëmbimin e ekspertizës dhe promovimin e praktikave më të mira në fushën e prokurimit publik.
🤝 Forumi bëri bashkë ekspertë ndërkombëtarë, akademikë dhe profesionistë të prokurimit publik, përmes trajnimeve praktike, prezantimeve dhe diskutimeve mbi zhvillimet më të fundit në këtë fushë.
📌 Programi katërditor u fokusua në:
- Metodat e vlerësimit të ofertave dhe përcaktimin e ofertës më të mirë;
- Reformimin e kuadrit ligjor evropian të prokurimit publik;
- Menaxhimin e kontratave dhe nxitjen e konkurrencës;
- Ndarjen strategjike të procedurave në lote;
- Jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian;
- Prokurimin publik si instrument strategjik të politikave publike;
- Integrimin e inteligjencës artificiale në proceset e prokurimit.
💻 Një vëmendje e veçantë në programin e forumit iu kushtua përvojës shqiptare në përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimin publik, me prezantime të dedikuara nga Administratori i OBP-së, z. Jonaid Myzyri, mbi aplikimin praktik të teknologjisë dhe treguesit e performancës.
🇪🇺 Pjesëmarrja në këtë forum kontribuon në zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të OBP-së, shkëmbimin e ekspertizës ndërkombëtare dhe përafrimin e praktikave të prokurimit publik me standardet evropiane.
#OBP #NordicPublicProcurementForum #PublicProcurement #CentralisedProcurement #StrategicProcurement #ArtificialIntelligence #Innovation #InternationalCooperation #EuropeanStandards #Copenhagen #Albania #ProkurojmëPërShqipërinëEvropiane


