Gjatë një vizite studimore në Portugali, ekipi i Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi një takim pune me përfaqësues të SPMS, Serviços Partilhados do Ministério da Saúde, nën drejtimin e Nuno Costa.
Gjatë këtij takimi u prezantua një model i avancuar i prokurimit të centralizuar në shëndetësi, ku teknologjia, të dhënat dhe standardizimi janë në qendër të sistemit.
Ndër elementët më të rëndësishëm që u evidentuan ishin:
1- përdorimi i inteligjencës artificiale për mbështetjen e proceseve dhe vendimmarrjes
2- databaza kombëtare për barna dhe pajisje mjekësore, të integruara me prokurimin
3- katalogë elektronikë të standardizuar për blerje të shpejta dhe transparente
4- monitorimi në kohë reale i proceseve dhe kontratave
5- analiza e të dhënave për rritjen e eficiencës dhe kontrollit
Ky model demonstron qartë se prokurimi modern nuk është vetëm procedurë, por një sistem i integruar që garanton transparencë, eficiencë dhe cilësi në përdorimin e fondeve publike.
🤝 Kjo vizitë përforcon angazhimin e OBP për të ndërtuar një sistem prokurimi gjithnjë e më të standardizuar, të digjitalizuar dhe të orientuar nga të dhënat.
OBP vijon rrugën e transformimit drejt praktikave më të mira europiane, në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve.

