Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka përmbyllur me sukses ciklin e takimeve me institucionet përfituese të shërbimeve që kryen organi qendror. Këto takime kishin si qëllim forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e eksperiencave dhe adresimin e nevojave konkrete të institucioneve.
Takimi i fundit u zhvillua me spitalet rajonale dhe bashkiake, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e eficiencës së shërbimeve të ofruara.
🤝 OBP vijon angazhimin për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe cilësor në shërbim të institucioneve publike.


