OBP publikon raportin e vitit 2025

📌 Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) është një institucion i krijuar në Prill 2024 dhe i konsoliduar në një kohë rekord, mbi baza të qarta ligjore, me vizion strategjik dhe kapacitete profesionale të qëndrueshme.
Brenda një nje periudhe të shkurtër funksionimi intensiv, OBP ka kaluar me sukses nga faza e ngritjes institucionale në një rol aktiv dhe të maturuar, duke garantuar ndjekjen rigoroze të çdo procedure prokurimi, respektimin e afateve ligjore dhe rritjen e transparencës në përdorimin e fondeve publike.
Në një periudhë të shkurtër kohore, Operatori i Blerjeve të Përqendruara është shndërruar nga një strukturë e sapokrijuar në një instrument funksional dhe strategjik të shtetit për menaxhimin efikas të prokurimeve publike.
🔹 DISA NGA REZULTATET KRYESORE

  • 31.2 milionë euro kursime në 20 muaj
  • Rreth 900 procedura prokurimi të zhvilluara
  • Standardizim i mallrave dhe shërbimeve në shkallë kombëtare
  • Dixhitalizim përmes platformës AlbZone dhe sistemeve të brendshme
  • Rritje e konkurrencës dhe transparencës
    🔹 NDIKIM SOCIAL DHE EKONOMIK
  • Rreth 300 punëkërkues të papunë të punësuar përmes kontratave publike
  • Bashkëpunim i ngushtë me shërbimet sociale dhe institucionet e punësimit
  • Prokurimi i konceptuar si mjet zhvillimi, jo thjesht si procedurë administrative
    🔹 NDËRTIMI I KAPACITETEVE
  • Trajnime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
  • Vizita studimore në Lisbonë, Vjenë, Austri dhe Itali
  • Hartimi i Strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit
  • Manuale, rregullore dhe standarde të reja operative
    🔹 DREJTIMI STRATEGJIK
  • Prokurime të centralizuara për sektorin e shëndetësisë në të gjithë vendin
  • Standardizim i barnave, pajisjeve dhe materialeve mjekësore
  • Zbatim i parimeve të ekonomisë rrethore
  • Arkivë dixhitale dhe zhvillim i platformave të reja teknologjike