OBP vendos në dispozicion numrin e gjelbër 0800 20 24

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për rritjen e transparencës, përmirësimin e komunikimit dhe lehtësimin e aksesit në informacion, vë në dispozicion të qytetarëve, institucioneve publike, operatorëve ekonomikë dhe të gjitha palëve të interesuara numrin e gjelbër 0800 20 24.
Përmes këtij numri, të interesuarit mund të marrin informacion, sqarime dhe orientim lidhur me shërbimet, procedurat dhe veprimtarinë e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.
Stafi i OBP-së është në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve, për të ofruar informacionin e nevojshëm dhe për të orientuar telefonuesit në lidhje me kërkesat që janë në fushën e përgjegjësisë së institucionit.
Kjo nismë synon të forcojë komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun dhe palët e interesuara, duke krijuar një kanal të dedikuar informimi dhe asistence, si dhe duke kontribuar në ofrimin e një shërbimi më të aksesueshëm, efikas dhe transparent.
Për çdo informacion apo paqartësi lidhur me veprimtarinë e OBP-së, telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 20 24.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara – Më pranë jush, në shërbim të transparencës dhe komunikimit të hapur!