OBP vijon takimet koordinuese me autoritetet kontraktore

Me përfaqësues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme u diskutuan detaje lidhur me planifikimin e kërkesave për prokurim, katalogëve të unifikuar, marrëveshjeve kuadër në fuqi si dhe çdo detaj tjetër sa i përket koordinimit ndërinstitucional.