Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe diskutimi i “Rregullores së Posaçme për autoritetet kontraktore për prokurimin e përqendruar nga OBP” miratuar për institucionet shëndetësore, me fokus në:
• procedurat e komunikimit institucional,
• procesin e planifikimit dhe konsolidimit të kërkesave,
• katalogët me specifikime teknike të standardizuara dhe çmime të unifikuara,
• identifikimin e nevojave për procedurat aktuale dhe ato në vijim.
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së eficiencës, transparencës dhe koordinimit në prokurimet e sektorit shëndetësor.




