PROKUROJMË PËR SHQIPËRINË EVROPIANE!

📌 Reforma – Modeli i Ri i Prokurimit të Përqendruar: Nga administrimi procedural drejt një qasjeje strategjike

Operatori i Blerjeve të Përqendruara prezantoi sot reformën e modelit të prokurimit të përqendruar, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të blerjeve publike në Shqipëri, rritjes së eficiencës, transparencës dhe konkurrencës, si dhe përafrimit me standardet evropiane.

🎯 Reforma synon kalimin nga një model i fokusuar te administrimi i procedurave drejt një qasjeje strategjike, ku në qendër vendosen rezultatet konkrete, cilësia e shërbimeve dhe vlera e krijuar për qytetarët dhe ekonominë.

  • Administratori i OBP-së, Jonaid Myzyri, prezantoi modelin e ri të prokurimit të përqendruar, të mbështetur në planifikimin strategjik, standardizimin kombëtar, marrëveshjet kuadër dhe digjitalizimin e plotë të proceseve. Ai evidentoi rezultatet e arritura në kursimin e fondeve publike, publikimin e procedurave në platformën evropiane TED, si dhe bashkëpunimin me UNOPS, ERA dhe institucione evropiane për forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e OBP-së.
  • Drejtuesja e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, evidentoi progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian, profesionalizimin e strukturave të prokurimit dhe forcimin e mekanizmave për parandalimin e korrupsionit. Ajo theksoi se sfida kryesore mbetet përkthimi i reformave në rezultate konkrete, përmes shpejtësisë, konkurrencës, transparencës dhe cilësisë së zbatimit të kontratave.
  • Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Brahimaj, e cilësoi prokurimin publik si një instrument të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Ajo theksoi se planifikimi i hershëm, standardizimi i specifikimeve dhe konsolidimi i nevojave të institucioneve do të nxisin konkurrencën, do të krijojnë mundësi të reja për bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe do të përmirësojnë përdorimin e fondeve publike.
  • Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e transformimit të sistemit të prokurimit publik përmes centralizimit strategjik, integrimit me standardet evropiane dhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ai prezantoi vizionin për një sistem të ri elektronik, që do të reduktojë ndjeshëm burokracinë, do të lehtësojë pjesëmarrjen e bizneseve dhe do të garantojë më shumë shpejtësi, transparencë dhe eficiencë.

💻🤖 Përdorimi i teknologjive të avancuara dhe Inteligjencës Artificiale do të kontribuojë më tej në thjeshtimin e proceseve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve.

  •  Blerje strategjike • Eficiencë • Shpejtësi • Akses

🇦🇱🇪🇺 Prokurojmë për Shqipërinë Evropiane!

#OBP #ProkurojmëPërShqipërinëEvropiane #ReformaEProkurimit #ProkurimiPublik #BlerjeStrategjike #Transparencë #Digjitalizim #Eficiencë #EuropeanStandards