Administratorja e OBP, Znj. Arlinda Pogaj e ftuar në emisionin Scan Live, deklaroi se buxhetit të shtetit i janë kursyer mbi 30 milion euro falë punës së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.
Ndërsa shpjegoi mënyrën e funksionimit të OBP, ajo theksoi se transparenca dhe konkurrueshmëria janë dy shtyllat kryesore të performancës pozitive të organit qendror blerës. Ajo shtoi se standartizimet e specifikimeve teknike dhe unifikimi i çmimeve për mallrat dhe shërbimet, si dhe risitë teknologjike kanë patur një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e OBP.
Për më shumë detaje, ndiqni intervistën e plotë: