Ky trajnim bashkoi profesionistë të prokurimit publik nga vende të ndryshme të Europës për të ndarë përvoja dhe për të forcuar kapacitetet profesionale, ku morën pjesë edhe z. Erjon Goduni dhe z. Frenkli Hasimllari, përfaqësues të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP)
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit trajtuan tema të rëndësishme si:
* përfshirja e SME-ve (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) në prokurimin publik;
* parimet dhe strategjitë e negocimit në procedurat e prokurimit;
* qasjet bashkëpunuese për angazhimin e tregut dhe nismat evropiane si “Big Buyers Initiative” dhe “EIC Innovation Procurement Programme”;
* identifikimi, parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve të interesit gjatë procesit të prokurimit;
* aspektet ligjore të modifikimit të kontratave dhe marrëveshjeve kuadër, në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.
Programi u mbyll me një ceremoni diplomimi, ku pjesëmarrësit u pajisën me certifikata në vlerësim të angazhimit dhe kontributit të tyre gjatë trajnimit.