Operatori i Blerjeve të Përqendruara në kuadër të nevojave për konceptimin e zgjidhjeve teknologjike, kërkon të angazhojë një ekspert ndërkombëtar në fushën e së drejtës së Bashkimit Evropian, prokurimit publik dhe analizës e interpretimit të jurisprudencës së GJDBE-së.
Detyrat konkrete që do të realizohen:
- Identifikimi dhe përzgjedhja e vendimeve relevante të GJDBE-së në fushën e prokurimit publik, si dhe klasifikimi i tyre sipas tematikave dhe problematikave juridike.
- Analizimi dhe interpretimi i vendimeve të përzgjedhura, duke evidentuar parimet juridike dhe elementet kryesore që duhet të strukturohen dhe administrohen për të qenë pjesë e një moduli të brendshëm AI.
- Të përcaktojë e metodologjinë e përdorimit të jurisprudencës së GJDBE-së gjatë analizimit të rasteve konkrete, duke përfshirë lidhjen e vendimeve me çështjet përkatëse të prokurimit publik.
- Validimi juridik i përmbajtjes së integruar në sistem dhe vlerësimi i saktësisë së interpretimit dhe referencave të jurisprudencës së përdorur.
- Ofrimi i rekomandimeve dhe mbështetjes metodologjike për OBP, si dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës për zhvillimin dhe përmirësimin e komponentit juridik të sistemit.
- AFATI DHE KOHËZGJATJA E ANGAZHIMIT
- Data e fillimit të angazhimit: Dhjetor 2026
- Afati i përfundimit: 20.04.2027.
- Numri i parashikuar i orëve të punës: 240 orë
- VLERA FINANCIARE NË DISPOZICION NGA OBP SË SHËRBIMIT
1,029 lekë/orë pune
- DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR APLIKIM:
- Kërkesë për aplikim për pozicionin e ekspertit të jashtëm.
- Jetëshkrim (CV) të përditësuar, ku të pasqyrohen kualifikimet akademike dhe përvoja profesionale.
- Kopje të diplomës universitare në fushën e drejtësisë dhe dokumenteve të tjera që vërtetojnë kualifikimet akademike.
- Dokumentacion që vërteton përvojën profesionale në fushën e së drejtës së Bashkimit Evropian, prokurimit publik dhe jurisprudencës së GJDBE-së.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar brenda 02.12.2026, nëpërmjet adresës elektronike [email protected] ose duke e dorëzuar pranë Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, me adresë Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr.6/337, Tiranë (në krah të Gjykatës së Lartë).
Dokumentacioni i kandidatëve ndërkombëtarë mund të paraqitet në gjuhën angleze, ndërsa dokumentacioni shtesë i nevojshëm për lidhjen e kontratës do të kërkohet nga kandidati i përzgjedhur, sipas legjislacionit në fuqi.