Zhvillohet seminari dy-javor “Puna në Arkiv – Protokoll”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave , ku merr pjesë edhe stafi i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit të OBP.

Ky aktivitet synon të forcojë njohuritë e punonjësve të institucioneve publike mbi administrimin arkivor, kuadrin ligjor për dokumentacionin dhe ndërtimin e një arkive funksionale dhe të organizuar.
🗂️ Në fokus janë procedurat e protokollimit, ruajtja sipas kritereve ligjore dhe përdorimi i sistemeve elektronike për menaxhimin e dokumenteve zyrtare.
💼 OBP thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe menaxhimit të kujtesës dokumentare për funksionimin efikas të institucioneve.