Ftesë për ofertë “Pyllëzime në shkallë të gjerë nëpërmjet mbjelljes precise me dronë”

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në kuadër të ardhjes në ndihmë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), fton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertën e tyre për objektin:

“Pyllëzime në shkallë të gjerë nëpërmjet mbjelljes precise me dronë”

Në mbështetje të nenit 34, 35 të Ligjit nr.162 datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, neneve 12, 13 dhe 76 të VKM-së nr. 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, të VKM-së Nr.531, datë 7.9.2023, “Për krijimin e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” SH.A., Për Kryerjen e Procedurave të Veçanta të Prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë”, i ndryshuar.

Referuar VKM-së Nr.531, datë 07.09.2023, “Për krijimin e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” SH.A., Për Kryerjen e Procedurave të Veçanta të Prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë”, si dhe VKM 245, datë 17.4.2024.

– Për sa më lart, kërkojmë nga ana juaj të na jepni një ofertë për shërbimin me objekt: “Pyllëzime në shkallë të gjerë nëpërmjet mbjelljes precise me dronë” për llogari të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).

– Bashkëngjitur do gjeni formularin per tu plotësuar nga operatori ekonomik- Ju lutemi, të paraqisni ofertën tuaj përpara datës 09.10.2026, në adresën e email-it [email protected] ose përmes postës drejtuar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).

*Klikoni më poshtë për të aksesuar formularin e ofertës:

KËRKESË PËR OFERTË ORIENTUESE