Njoftim mbi vënien në funksion të platformës zyrtare: prokurime.obp.al

Operatori i Blerjeve të Përqendruara njofton të gjitha autoritetet kontraktore se, duke filluar nga data 5 gusht 2026, kërkesat për nisjen e procedurave të prokurimit pranë OBP-së mund të paraqiten në mënyrë elektronike përmes platformës zyrtare:  prokurimet.obp.al

Platforma mundëson dërgimin, administrimin dhe ndjekjen e kërkesave për prokurim në mënyrë më të shpejtë, transparente dhe efikase, duke reduktuar dokumentacionin fizik dhe kohën e nevojshme për komunikimin ndërmjet autoriteteve kontraktore dhe OBP-së.

Autoritetet kontraktore ftohen të përdorin platformën për paraqitjen e kërkesave të reja, në përputhje me udhëzimet dhe procedurat përkatëse.

Për asistencë ose paqartësi gjatë përdorimit të platformës, mund t’i drejtoheni strukturave përgjegjëse të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara përmes [email protected].